Video
“Natën e mirë Bubë, sot të gjitha po t’i fal!”, aktori i jep lamtumirën të bijës mes dhimbjes
“Natën e mirë Bubë, sot të gjitha po t’i fal!”, aktori i jep lamtumirën të bijës mes dhimbjesD. Cani
Lajme
Bubulina Lajçi, 34-vjeçe, vajza e aktorit Çun Lajçi, u gjet dje e vdekur në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Bubulina ishte aktore si babai i saj, ndërsa dyshohet se vdekja e saj e parakohshme ka ardhur nga mbidoza.
Sot ajo është përcjellë për në banesën e fundit.
Nuk kanë munguar fjalët prekëse dhe madje poezi për vajzën e tij nga aktori i njohur, i cili sonte e kujton me një poezi mjaft të trishtë.
Ja çfarë shkruan ai në Facebook:
“Ikja e Bubës
Kjo asht dita jote Bubë,
e ikjës,
dhe s’dua të ta prish
Ik,
E imja
le të mbetet ajo e Majit
Rrugëtime pate të bollshme
por jo t’përjetshme
si sot.
Nejse
kjo asht dita jote s’po ta prishi
merr me vete gjithçka
sot të gjitha po t’i fali!”
JOQ.al