Video
“Prokuroria ka pyetur një person që s’ka lidhje me të”, avokati i Orest Sotës ngre dyshime të forta
“Prokuroria ka pyetur një person që s’ka lidhje me të”, avokati i Orest Sotës ngre dyshime të fortaD. Cani
Lajme
Avokati i biznesmenit Orest Sota, të cilit iu gjetën 860 mijë euro dhe 2 patentat e Saimir Tahirit, ka ngritur dyshime të forta.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Opinion", avokati Fatmir Braka ka thënë se prokuroria ka pyetur një person që nuk ka lidhje me Sotën.
Ai tha:
Prokuroria për hetimet ndaj Orest Sotës ka pyetur një person që s’ka lidhje me këtë punë dhe nuk është përgjegjës në lidhje me çështjen në fjalë.”
Avokati i është referuar financierës së Korumit që është marrë në pyetje nga Prokuroria, e cila sipas avokatit nuk ishte njeriu përgjegjës.
Po ç'po ndodh në të vërtetë?
JOQ.al