Video
Thaçi kërkon nënshtetësi shqiptare për kosovarët, Meta ngec në përgjigje
Thaçi kërkon nënshtetësi shqiptare për kosovarët, Meta ngec në përgjigjeS. Bardhi
Lajme
Presidenti Ilir Meta ka qenë në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku ndër figurat politike ka takuar edhe homologun e tij Hashim Thaçi.
Ky takim e ka zënë ngushtë Metën, i cili refuzoi pa e menduar dy herë pajisjen e shqiptarëve të Kosovës me pasaportë shqiptare.
Hashim Thaçi u shpreh:
BE ka sjellë një rrethanë të izolimit klasik të lëvizjes së lirë të njerëzve, unë e diskutova edhe me Presidentin se e vetmja shprese në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm, që në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës tu jepet nënshtetësia qytetarëve të Kosovës, veçanërisht studentëve, biznesmenëve dhe njerëzve që kanë nevoje. Kjo është një nevojë imediate që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi që të lëvizin në Europë.”
Lidhur me këtë Meta u shpreh se ndodhet në vështirësi të madhe për shkak të presionit nga personalitetet dhe qytetarëve nga Kosova që kërkojnë nënshtetësi shqiptare, pasi janë të shumtë në numër.
Presidenti Meta tha:
Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave nuk mund të ketë për momentin një pozitë më të vështirë se sa e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të folur për këtë çështje. Për arsye se ka presione dhe kërkesa pafund nga personalitete dhe qytetarë të Kosovës për të marrë edhe nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë me qëllim kryesor për ti shpëtuar kësaj bllokade ku padrejtësisht qytetarët e Kosovës ndodhen prej disa vitesh.
Unë kam pasur një takim para pak ditësh edhe me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjermin Z. Danielsson në Tiranë, i cili para një jave ka qenë edhe në Prishtinë por edhe në takimet që kemi pasur në Gjermani me presidentin Steinmeier apo në Itali, me çdo personalitet me të cilin kemi pasur mundësi të takohemi por edhe me përfaqësues të tjerë të instituticioneve të Shqipërisë, theksojmë domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi, për mos thënë këtij diskriminimi që po përjetojnë qytetarët e Kosovës dhe që ka sjellë këtu një frustrim për shkak të faktit se janë të vetmit qytetarë në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzojnë këtë mundësi.
Përgjigjja më e mirë është ta zgjidhim së bashku. Zgjidhja nuk është të merret nënshtetësi për të gjithë, por zgjidhja është tejkalimi i këtij problemi. Shpresoj që pas zgjedhjeve të ardhshme vendore me një dialog edhe më aktiv me BE e Malin e Zi të zhbllokojë këtë cështje pasi nuk bëhet fjalë vetëm për liberalizimin e vizave.”
Epo, kaq e ka edhe patriotizmi, kur vjen puna për ndërmarrje hapash konkret për njëfarë bashkimi të Shqipërisë me Kosovën, ngecin të gjithë.
JOQ.al