Video
Fasone e Marota? Jo, drejtori më i mirë sportiv në Itali shpallet Igli Tare
Fasone e Marota? Jo, drejtori më i mirë sportiv në Itali shpallet Igli TareK. Demiraj
Sport
Puna e mirë gjithnjë shpërblehet. Kjo po i ndodh ish-sulmuesit shqiptar, Igli Tares në Itali.
Tare u shpall Drejtori më i mirë Sportiv në Itali për vitin 2017. Shqiptari mori 34.99% të votave dhe la pas vetes me emra si Marco Fassone i Milanit, Piero Ausilio i Interit apo Guiseppe Marotta i Juventusit.
Pas marrjes së çmimit, Tare u tregua modest, duke e ndarë çmimin me trajnerin aktual të Lazios, Simone Inzaghin.
Për TMW ai u shpreh:
“Duhet t’i bëj komplimente të gjitha stafit tim. Me Simone Inzaghin punojmë bashkë që prej 12 vitesh. Ai u rrit te të rinjtë e Lazios dhe tani po aplikon një futboll shumë të bukur, duke marrë edhe rezultate të mira. Janë pikërisht rezultatet dhe loja e mirë, ato që nxjerrin në pah edhe punën time, ndaj dua të falënderoj edhe Inzaghin”, ka thënë Igli Tare.
JOQ.al