Video
“Për çapaçulët që hanë plehra e pasurohen kur babai ikën i varfër”, “Sidriti flet plotë mllef
"Për çapaçulët që hanë plehra e pasurohen kur babai ikën i varfër", "Sidriti flet plotë mllefA. Shehaj
Thashetheme
Artisti Sidrit Bejleri, pas përcjelljes për në banesën e fundit të mjeshtrit Aleksandër Lalo, i cili ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare, ka shpërthyer përmes një statusi në rrjetet sociale.
Bejleri shprehet se është i mbushur me mllef për të gjithë ata që i cilëson "çapaçulë" dhe që po pasurohen në kurriz të muzikës së baballarëve të tyre.
Ndër të tjera, këngëtari shkruan në statusin e tij se shumë "yje" të "showbizit" shqiptar munguan në përcjelljen e mjeshtrit Lalo.
Shkrimi i plotë i Sidrit Bejlerit:
Sot(dje) në drekë, tek po prisnim të përcillnim trupin e të ndjerit, mjeshtrit Aleksandër Lalo, vura re me keqardhje, por nuk u surprizova, se mungonin shumë “yje” të “showbizit” shqiptar.
Nuk e kam për ata që e kishin të pamundur të vinin nga largësia dhe varet sa e njihnin.
E kam për ata që rendin kush e kush të shkojë sa më shpejt në “dasmat vip”, ftuar e pa ftuar…
E kam për ata që pretendojnë se po bëjnë “muzikë” dhe “art” në këto kohë të “arta të muzikës”.
E kam për “çapaçulët” që nuk dinë dhe s’kanë për ta kuptuar kurrë sa vlerë dhe peshë ka për t’u bërë Arti i Vërtetë.
Mjeshtrat po ikin një nga një dhe vështirë të zëvendësohen e për më tepër Arti që na dhuruan.
E di që kohët ndryshojnë, por të zezës nuk i them dot e bardhë.
E kam sërish me “çapaçulët”
Kush nuk respekton rrënjët dhe baballarët e vet nuk i mbetet gjë pas, e vërtetuar kjo.
Si të hash “plehra”, po “plehra” do prodhosh.
Kam mllef, po po, kam mllef sepse e di mirë çfarë arti na dhuruan Kujtim Laro e Aleksandër Lalo me shokë.
Se “çapaçulët” janë bërë të pasur dhe harrojnë se baballarët ikën të varfër, por pasurinë e lanë prapa.
…dhe “çapaçulët” vazhdojnë të qelbin ajrin dhe realitetin që me aq mund e sakrifica na e lanë të pastër baballarët tanë…
TURP!!!
Kujt t’i djegë le ta mbajë!
JOQ.al