Video
“Skifteri” dhe “skifterja” shqiptare habisin italianët, s’do ta besoni ku i kanë futur florinjtë
"Skifteri" dhe "skifterja" shqiptare habisin italianët, s'do ta besoni ku i kanë futur florinjtëA. Shehaj
Lajme
Dy shqiptarë, një femër dhe një mashkull, kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur me sende të vjedhura.
"Skifterët" janë një 39-vjeçar dhe një 34-vjeçare, të cilët janë bllokuar në rrugën Semitecola, në brendësi të një automjeti tip "Peugeot 206".
Një nga agjentët e policisë ka shkuar për të bërë një kontroll rutinë në makinë, në momentin kur njëri prej të dyve zbriti nga automjeti dhe iku me vrap nëpër fusha. Gjatë rrugës i kanë rënë disa prej objekteve me vlerë, varëse e byzylykë floriri, që kishte vjedhur pak më arë.
Njëri prej policëve ka mundur ta bllokojë gruan, e cila qëndronte në kaminë, ndërsa në automjet kanë gjetur edhe një çorape të mbushur me sende të florinjta, mes së cilave bizhuteri të shtrenjta, varëse dhe unaza e medalje.
Shqiptarët janë shoqëruar në polici, por emrat e tyre nuk janë bërë publik për mediat. Siç shkruajnë italianët, si femra, edhe mashkulli janë përjashtuar nga shteti italian prej kohësh, pasi kanë thyer rregullat e qëndrimit.
JOQ.al