Connect with us

“Njeriu nuk ka shkelur kurrë në Hënë”, demaskohet Amerika nga teoricienët

Video

“Njeriu nuk ka shkelur kurrë në Hënë”, demaskohet Amerika nga teoricienët

"Njeriu nuk ka shkelur kurrë në Hënë", demaskohet Amerika nga teoricienëtS. Bardhi

Lajme

Sipas disa teoristëve konspiracionistë, qeveria amerikane ka arritur të falsifikojë uljen në hënë.

Ata besojnë se ishte më e lehtë dhe më e lirë për të fabrikuar provat që astronautët ecnin mbi sipërfaqen e hënës se sa të dërgonte një ekip prej vërteti në Hënë.

Në të vërtetë ka pasur 6 ulje në hënë, të cilat u zhvilluan nga i pari në vitin 1969 deri në vitin 1972 dhe në këto 6 ulje bie në sy ngjashmëria e madhe e sondazheve që duhet të ishin të ndryshme.

Misioni i parë në Hënë u realizua në vitin 1959 nga Luna 2 që u nis nga Bashkimi Sovjetik.

Ekzistojnë shumë dyshime rreth teorisë së "uljeve të rreme në Hënë".

Njëri prej konspiracionistëve thotë:

Ata nuk kanë zbritur kurrë në Hënë, ata janë filmuar në një skenë të inskenuar me bazë të “shëndoshë” dhe kanë bërë që pamjet e rreme të duken si reale”.

Motivi zakonisht i atribuohet dëshirës së Amerikës për të projektuar dominimin në garën hapësinore me sovjetikët.

'Dëshmi' për mbulim zakonisht janë hijet e gabuara dhe bluza e veshur nga Danny Lloyd në The Shining që duket në reflektimin e kaskës së astronautit.

Misioni “Apollo 17” ishte i fundit që zbarkoi në hënë, duke bërë që Komandanti Gene Cernan dhe piloti Harrison Jack Schmitt të jenë njerëzit e fundit që kanë shkelur mbi sipërfaqen hënore.

Teoricienët e konspiracionit në YouTube pohojnë se në një fotografi nga misioni i vitit 1972 në Hënë zbulohet se i gjithë misioni është i falsifikuar.

Përdoruesi i cili ka ngarkuar videon, Streepcap1, pohon se ka një reflektim në maskën e një prej astronautëve, që zbulon farsën.

Ata argumentojnë se një person që është reflektuar në maskë nuk ka veshur kostum astronauti, si ka mundësi?!

Videoja është parë mbi 1.5 milionë herë dhe është paraqitur në FOX News.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top