Video
Kush janë 4 kanditatët për të marrë drejtimin e stolit të Italisë?
Kush janë 4 kanditatët për të marrë drejtimin e stolit të Italisë?K. Demiraj
Sport
Pas furtunës që përfshiu kombëtaren italiane pas skualifikimit nga Kupa e Botës tashmë situata duket se po qetësohet. Largimi i Venturës do sjellë një trajner të ri në stolin e "axurëve".
Kandidaturat e besueshme që mbeten deri tani janë ato të Ancelottit, Contes, Mancinit dhe Ranierit.
Ancelotti është emri më i përmendur, kjo për faktin se ai është i vetmi që nuk ka një skuadër momentalisht. Ancelotti pretendon një projekt serioz dhe dëshiron të ketë dorë të lirë për gjithçka. Të zgjedhë ai vet stafin me të cilin do të punojë, si dhe të ketë një pagë më të lartë
Për sa i përket Contes, ky i fundit ka një kontratë me Chelsean deri në vitin 2019 dhe ajo palë që ndërpret përpara kohe bashkëpunimin do të jetë e detyruar të paguajë një shumë të majme në formën e dëmshpërblimit.
Claudio Ranieri nuk do ta refuzonte një propozim të mundshëm për të drejtuar Italinë, përkundrazi do të pranonte menjëherë, pasi sipas tij do të ishte diçka e merituar.
Kandidatura e fundit është ajo e Mancinit, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë ëndrrën e tij për t’u ulur në pankinën e “të kaltërve” dhe është gati të lërë pa shumë keqardhje stolin e Zenitit.
JOQ.al