Connect with us

Gruaja e lë e i merr dhe vajzën, 41-vjeçari: Më tha do iki me dashnorin

Video

Gruaja e lë e i merr dhe vajzën, 41-vjeçari: Më tha do iki me dashnorin

Gruaja e lë e i merr dhe vajzën, 41-vjeçari: Më tha do iki me dashnorinA. Naçi

Lajme

Një burrë 41 vjeç po vuan dramën e tij familjare. I ftuar në emisionin "Me Zemër të Hapur" në News 24, Ylli Hoxha rrëfeu historinë e dhimbshme të jetës së tij.

Pas një aksidenti të rëndë dhe pasojave fatale që i la atij në trup, Ylli humbi dhe familjen e tij. Përveçse gruaja e la, Ylli kërkon ndihmë duke bërë apel në një studio televizive pasi gruaja kërkon t’i heqë të drejtën prindërore.

Ylli në emision tha:

“Ajo ma ka bërë të qartë, do të jetojë me dashnorin se kjo është zgjedhja e saj, por tani do të më marrë edhe vajzën”.

Historia

Ylli u martua në vitin 2007 me Hatixhe Deliun apo “Xhekun” siç e përkëdhelte ai. Vetëm një muaj pas celebrimit, Ylli bën një aksident të rëndë në rrugën Fushë-Krujë Tiranë, ku mjekët i hoqën shpresat për jetën. Ai qëndroi shumë ditë në gjendje kome, por ia doli të luftojë fort dhe sot është në jetë dhe pse aksidenti i ka lënë pasoja në fizikun e tij.

Pasi mori veten ata emigruan drejt Greqisë për të përmirësuar ekonominë e tyre. Aty qëndruan vetëm dy vite nga 2008 deri në 2010 dhe më pas rikthehen në fshatin e tyre. Konfliktet kishin nisur që në shtetin grek, por në 2011 erdhi në jetë vajza e tyre që sot është plot 6 vjeç. Mes çifiti filluan përplasjet, zënkat derisa në 2015 Hatixhja merr vajzën dhe largohet nga banesa. Divorci në gjykatë ndodhi më 13 qershor të këtij viti dhe në vendimin e saj gjyqtarja kujdestarinë ia la nënës. Ndërsa babai kishte të drejtat e takimit dhe detyrimin ushqimor, të cilin Ylli nuk e ka paguar pasi është i papunë.

Pas divorcit, Hatixhja kërkon me ngulm t’i hiqet e drejta prindërore këtij babai, duke ngritur një lumë akuzash kundrejt tij.

Ai e do vajzën e tij dhe nga muaji mars i këtij viti nuk e ka takuar dhe as nuk e di ku ndodhet aktualisht. 41vjeçari ndodhet në proces gjyqësor për heqjen prindërore dhe ka frikë nga drejtësia jonë.

Ylli u shpreh mes lotësh:

“Kam gjithë këto kohë pa takuar vajzën. Ju lutem më ndihmoni”.

Nga ana e saj Hatixhja në një komunikim telefonik, tha se ishte detyruar të merrte këto vendime, pasi Ylli dhunonte atë bashkë me vajzën.

Hatixhia tha:

“Për vete s’po pyes, por për vajzën nuk ia fal. Kushedi sa herë e kam gjetur vajzën me këmbë të nxira. Ndaj u detyrova ta lë”.

Në emision ajo është përballur edhe me ish-vjehrrën e kunatën, të cilat e kanë akuzuar për imoralitet.

burri

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top