Connect with us

Pastronte paratë, italiani e pëson si mos më keq në Tiranë

Video

Pastronte paratë, italiani e pëson si mos më keq në Tiranë

Pastronte paratë, italiani e pëson si mos më keq në TiranëA. Naçi

Lajme

Një italian është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës pasi ishte i dënuar në Itali me 5 vjet e 2 muaj burg për një sërë veprash penale si pastrim parash, falsifikim etj. 50-vjeçari italian është Ciro Dentice, banues në Tiranë.

Gjithashtu në pranga është vënë dhe 49-vjeçari nga Vlora i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky i fundit së bashku me italianin do të ekstradohen në Itali, ku edhe janë dënuar nga gjykatat e këtij vendi.

Njoftimi për shtyp i policisë:

Ciro Dentice, 50 vjeç, banues në Tiranë. I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Trieste, Itali, me Vendim Nr. SIEP 154/2012, datë 17.05.2012, e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Fallsifikim”, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg.

Lefter Lamaj, 49 vjeç, banues në Vlorë. I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Autoritet Gjyqësore Italiane, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni””.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top