Video
Me kombëtaren shkëlqen, por në Serinë A e përfshijnë te formacioni i dështakëve
Me kombëtaren shkëlqen, por në Serinë A e përfshijnë te formacioni i dështakëveK. Demiraj
Sport
Ledian Memushaj prej kohësh është rikthyer në një nga pikat e forta të kombëtares shqiptare në mesfushë. Vlonjati ka fituar edhe besimin e Panuçit i cili gjithashtu e ka futur titullar në të gjitha takimet.
Por forma e tij e mirë me kombëtaren nuk ndikon te klubi i tij i Serisë A. Ai është përfshirë në formacionin më të dobët deri më tani gjatë këtij sezoni.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka përzgjedhur ekipin e përbërë nga futbollistët që kanë dështuar deri më tani me paraqitjet e tyre.
Në skuadër ka zënë vend edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj. Ai u largua nga Pescara për te Benevento këtë merkato vere, por sërish ende nuk po tregon aftësitë e tij më të mira me këtë klub.
JOQ.al