Video
Helmohet Ballshi, qytetari: Ka shpërthyer reparti më i rrezikshëm dhe s’po marrim dot frymë
Helmohet Ballshi, qytetari: Ka shpërthyer reparti më i rrezikshëm dhe s'po marrim dot frymëS. Bardhi
Vec-e-jona
Qyteti i Ballshit është zgjuar i ngrysur, jo si rrallëherë por më shumë se sa çdo herë tjetër.
Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë shkruar për JOQ.al këtë mëngjes, ku foto dhe video të japin panoramën e ndonjë lagjeje të Kabulit, por fatkeqësisht është Ballshi që po “mbytet” nga Uzina.
E ndërkohë që të gjithë mund të thonë që është një ndotje, një qytetar ka dhënë një version që pretendon se është i vërtetë, e nëse është i tillë kjo është për t’ja marrë ulërimës.
Qytetari nga Ballshi ka shkruar për JOQ.al:
Mirëmëngjesi nga qyteti i Ballshit. Në uzinën e qytetit ka ndodhur një shpërthim në repartin e Koksit. Gjysma e qytetit është mbuluar nga gaz i lëngshëm që të helmon dhe as frymë nuk mbushesh dot.
Uzina pretendon se është avull, por nxënësit dhe banorët që vinin nga qendra dhe zonat e tjera shpreheshin se nuk merrnin dot frymë pasi vinte era gaz i helmuar.
Shpërthimi në repartin e Koksit ka ndodhur në orën 6 e pak të mëngjesit, është ndjerë era e gazit dhe më pas kanë dalë të gjithë të shohin se çfarë po ndodhte, pasi gjysma e qytetit ishte bërë një fushë e bardhë që nuk vërehej asgjë.
Jemi shkëmbyer me punonjës të uzinës nga të cilët dëgjuam që ka pasur shpërthim në repartin e Koksit, është i njëjti repart ku para ca kohësh ndodhi shpërthimi i fuqishëm që pati edhe viktima.
Na thanë që disa punonjës të uzinës janë transportuar me ambulancë në spitalin e qytetit. Shpresojmë që të mos ketë të lënduar, apo më keq akoma të vdekur, sepse këta janë shumë të aftë edhe të fshehin një vdekje. Është për të ardhur keq…”
JOQ.al