Video
Ekzekutoi 8 mijë myslimanë, “Kasapi i Bosnjes” dëbohet nga gjykata e Hagës
Ekzekutoi 8 mijë myslimanë, "Kasapi i Bosnjes" dëbohet nga gjykata e HagësA. Shehaj
Lajme
Ish komandanti boshnjak, Ratlo Mlladiç, është dëbuar nga gjykata e Hagës, pasi u vërtiti dhe ofendoi gjyqtarët, të cilët do të jepnin vendimin për krimet e tij, të bëra gjatë vitit 1990, në kohën e luftës në Bosnje.
Përjashtimi i tij nga tribunali erdhi pasi gjykatësi refuzoi kërkesën e avokatit të tij për të shtyrë seancën për arsye shëndetësore të Mlladiçit.
I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiç është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.
Mlladiç mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.
Vendimi për Mlladiçin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat Ballkanike në vitet e 90-ta.
Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
JOQ.al