Connect with us

Dënohet me burgim të përjetshëm i tmershmi Mlladiç, ai pati sjellje të çuditshme në gjykatë

Video

Dënohet me burgim të përjetshëm i tmershmi Mlladiç, ai pati sjellje të çuditshme në gjykatë

Dënohet me burgim të përjetshëm i tmershmi Mlladiç, ai pati sjellje të çuditshme në gjykatëS. Bardhi

Lajme

Ratko Mlladiç është dënuar sot me burg të përjetshëm nga tribunalja e Hagës për masakrën e myslimanëve.

Ish-gjenerali serbo-boshnjak, u dënua këtë të mërkurë nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në therjen e myslimanëve boshnjakë gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Nga viti 1992 deri më 1995, gjykata tha se zoti Mlladiç, 75 vjeç, ishte organizatori kryesor ushtarak i fushatës për të përzënë muslimanët, kroatët dhe joserbët e tjerë jashtë tokave të tyre dhe për të krijuar një shtet të ri homogjen për serbët-boshnjakë.

Së bashku me Radovan Karaxhiçin, presidentin serb të Bosnjës, i cili u dënua me akuza të ngjashme vitin e kaluar, u zbulua se Mlladiç kishte orkestruar një fushatë të të ashtuquajturës spastrim etnik që e krasiti popullin e Bosnje dhe Herzegovinës në 4.5 milionë vetë.

Kjo masakër shënjon disa prej mizorive më të këqija të shekullit të 20-të që përgjakën Europën.

Viti më vdekjeprurës i fushatës së shfarosjes ishte 1992, kur 45,000 vetë vdiqën, shpesh në shtëpitë e tyre, në rrugë ose në një varg kampesh përqendrimi.

Të tjerë humbën jetën në rrethimin katërvjeçar të Sarajevës, kryeqytetin boshnjak, ku snajperët dhe granatimet terrorizuan rezidentët për më shumë se tre vjet dhe në ekzekutimet masive të 8,000 burrave dhe djemve muslimanë pasi forcat e zotit Mlladiç realizuan atë që njihet si enklava e Srebrenicës.

Të mbijetuarit e quajtën Mlladiçin “Kasapin e Bosnjës”. Avokatët e tij mbrojtës argumentuan se zoti Mlladiç ishte duke ndjekur urdhrat nga politikanët mbi të dhe se çdo mizori e kryer nga vartësit dhe milicitë e tij nuk u bë nën drejtimin e tij.

Mlladiç u arrestuar me 27 Maj 2011 e megjithatë pati skeptikë të shumtë nëse ai do merrte dënimin e merituar.

Prokurorët kërkuan burgim të përjetshëm për Mlladiç dhe gjyqtari kryesor, Alphons Orie u pajtua me këtë kërkesë.

Gjykatësi tha:

Krimet e Mladicit renditen ndër më të tmerrshmet që njerëzimi ka njohur duke përfshirë gjenocidin dhe shfarosjen si një krim masiv.”

Gjyqi ndaj Mlladiç u ndoq live në Srebrenicë, Bosnje dhe Herzegovinë dhe pati brohoritje nga ndjekësit pasi u lexua verdikti final ditën e sotme.

Mlladiç u paraqit sot në gjykatë, duke mbajtur një kostum të errët dhe një kravatë të kuqe, por ai nuk u ndje mirë dhe u raportua që kishte probleme me presionin e gjakut.

Kur u kthye në sallë, ai filloi të bërtiste në gjykatë pasi gjyqtarët nuk i besuan atij për problemin rreth presionit të gjakut.

Mlladiç i nervozuar i tha gjyqtarit:

Ti gënjen, po gënjen, po gënjen. Unë nuk ndihem mirë."

Dhe menjëherë gjykatësi urdhëroi largimin e tij dhe rojet e kapën nga të dy krahët për ta nxjerrë jashtë. Z. Mladic ishte në gjendje të shihte dhe të dëgjonte pjesën tjetër të procedimeve në një ekran të vendosur në ambientet e gjykatës.

Në Bosnje, të mbijetuarit dhe viktimat qanin të ngazëllyer pasi vendimi u transmetua drejtpërdrejt në televizion dhe internet, ndërsa në Serbi pati një reagim tjetër ku duket se nacionalizmi po ngre krye sërish.

Shefi i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad al-Hussein, tha:

Mlladiç është mishërim i së keqes.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top