Video
Luftë mes dy fiseve për emrin që do t’i vinin fëmijës, një i vdekur e 7 të plagosur
Luftë mes dy fiseve për emrin që do t'i vinin fëmijës, një i vdekur e 7 të plagosurA. Shehaj
Kuriozitete
Vendosja e emrit të një fëmije ka shkaktuar probleme të shumta dhe sherr mes familjarëve të nuses dhe të dhëndrit. Ata akanë pasur preferenca të ndryshme dhe në fund nuk kanë pranuar të ulen e të bisedojnë me njëri-tjetrin, por kanë përfunduar duke u zënë me gurë e shkopinj.
Siç shkruajnë mediat turke, vend ku edhe ka ndodhur ngjarja, Emine Chechen donte që t'i vendoste të birit emrin e të atit, Hasan. Të njëjtën dëshirë kishte edhe bashkëshorti i saj, Niyazi Çeçan, i cili donte që i biri të quhej si i ati, Noah.
Ky ishte debati fillestar mes çiftit, i cili degjeneroi në dhunë dhe "luftë" mes fisit. Emine Chechen më pas shkoi në familjen e të atit dhe debatet vijuan edhe aty.
Daja i fëmijës së porsalindur 23-vjeçari Musa Chechen, i cili ishte kthyer me leje në shtëpi nga ushtria, u vra me armë zjarri, ndërsa 7 persona të tjerë morën plagë me gurë dhe shkopinj.
JOQ.al