Video
Donte të shkonte në SHBA, Dakos iu refuzua viza prej hetimeve të Prokurorisë?
Donte të shkonte në SHBA, Dakos iu refuzua viza prej hetimeve të Prokurorisë?L. Çela
Lajme
Në muajin tetor, kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, aplikoi pranë ambasadës amerikane për t’u pajisur me vizë.
Ai e bëri hapur këtë, pasi publikoi një video ku shfaqej duke qëndruar në radhë si çdo qytetar tjetër. Megjithatë, pak ditë pas aplikimit u mor vesh lajmi se atij i ishte refuzuar viza. Arsyet nuk përmendeshin, edhe pse diçka përflitej.
Ky refuzim i ambasadës duket se ka lidhje me dosjen që Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton aktualisht, aty ku është edhe emri i Dakos.
Hetimet e Prokurorisë për kryebashkiakun e Durrësit kishin nisur disa muaj para aplikimit të tij për t’u nisur drejt SHBA-së.
JOQ.al