Video
E mbani mend Mimoza Llasticën? Ajo sot është mami dhe shumë joshëse
E mbani mend Mimoza Llasticën? Ajo sot është mami dhe shumë joshëseA. Shehaj
Thashetheme
E mbani mend Mimoza Llasticën, vajzën e vogël dhe të përkëdhelur që kishte naze e teka? E kemi fjalën për personazhin që ka luajtur vite më parë aktorja Zhaklina Dhimojani.
Ndoshta fëmijët e sotshëm nuk e kanë mundësinë të shikojnë këtë personazh, pasi dita e tyre është e zënë duke parë filma të animuar të ndryshëm nga ata që shikonin një herë e një kohë fëmijët deri në vitet '90, ama sot duam t'ju tregojmë për ndryshimin e madh të asaj aktores së vogël.
Zhaklina është një zonjë e vërtetë në ditët e sotme, e rritur, e maturuar dhe me një jetë personale, edhe pse larg Shqipërisë dhe syrit të mediave e të kamera.
Ajo është nënë e një vajze, Aleksës dhe bashkë me të shoqin që është jurist, jeton në Bernë të Zvicrës.
Nga vogëlushja e llastuar që nuk e hante bukën sepse ia kishin lëpirë gjalpin, ka ngelur ndoshta vetëm shpirti prej fëmije, pasi pamja e saj ka ndryshuar tej mase.
Shikojeni vetë…
JOQ.al