Video
ISIS kërkon kokën e djalit të Donald Trump, shpërndan detajet personale në rrjet
ISIS kërkon kokën e djalit të Donald Trump, shpërndan detajet personale në rrjetS. Bardhi
Lajme
Pas thirrjes për vrasjen e Papa Françeskut, ISIS ka bërë thirrje edhe për vrasjen e djalit 11-vjeçar të Donald Trump, Barron.
Sipas The Washington Beacon Free, "faqet pro ISIS në internet po bëjnë thirrje për vrasjen e djalit të Presidentit Donald Trump, Barron, dhe kanë shpërndarë detajet personale të jetës së tij në rrjetet sociale, duke përfshirë adresën e shkollës."
Mediat shkruajnë se përdoruesi me emrin “Dak Al-Munafiqeen,” që në gjuhën arabe do të thotë “Godisni hipokritët”, publikoi: Barron Trump shkon në shkollë në Washington”. Postimi u shoqërua me emrin e shkollës dhe me vendndodhjen e saktë në hartën e Google.
Thirrja masive u përkthye nga Instituti i Hulumtimit të Medias në Lindjen e Mesme.
Pavarësisht se ISIS ka humbur vazhdimisht territorin në Lindjen e Mesme gjatë vitit të kaluar, zhvillimi i teknologjisë mund ta bëjë të vështirë për Shërbimet Sekrete, mbrojtjen e familjes presidenciale jashtë Shtëpisë së Bardhë.
JOQ.al