Video
Lindën me kokë të ngjitur, binjaket 11 muajshe i mbijetojnë operacionit më të rrezikshëm
Lindën me kokë të ngjitur, binjaket 11 muajshe i mbijetojnë operacionit më të rrezikshëmA. Naçi
Lajme
Binjaket 11 muajshe iu nënshtruan një prej operacioneve më të rrezikshme të ndarjes. Ato lindën me kokë të ngjitur dhe shansi ishte i vogël për njërën prej tyre që t`i mbijetonte këtij operacioni.
Vetëm pesë muaj pas operacionit të tyre që zgjati 11 orë në Filadelfia, Erin dhe Abby Delaney, motrat binjake do të shkojnë në shtëpinë e tyre në Karolinën e Veriut për Falënderimet.
Nëna e tyre Heather dhe babai i tyre, Riley ishin shumë të lumtur për suksesin e këtij operacioni.
Nëna e tyre Heather tha për Daily Mail:
Riley dhe unë jemi kaq mirënjohës për kujdesin që kanë marrë vajzat tona në spital dhe jemi të ngazëllyer që do t'i çojmë ato në shtëpi."
Njëvjeçarët lindën më 24 korrik 2016, nëpërmjet operacionit cezarian si binjakë kraniopagus, e cila është forma më e rrallë e binjakeve të bashkuara ku ato ishin të bashkangjitura në majë të kafkës.
Ata ishin 10 javëshe dhe peshonin dy kg secila.
Kirurgët në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias ndanë binjakët më 7 qershor, kur ato ishin 11 muajshe, duke bërë një nga ndarjet më të hershme të binjakeve kraniopagus.
Kirurgët thonë se janë optimistë për të dyja vajzat që po shërohen mirë.
JOQ.al