Video
“Dosja Habilaj”/ Informacioni “bombë”: Deputetja e PS-së thirret në Prokurori për të dëshmuar
“Dosja Habilaj”/ Informacioni “bombë”: Deputetja e PS-së thirret në Prokurori për të dëshmuarF. Gjoni
Lajme
Pak ditë më parë thuhet se një deputete e PS-së dhe ish-zyrtare e lartë është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar lidhur me "dosjen Habilaj”.
Ky informacion është bërë publik pak minuta më parë në studion e “Opinion”, ku gazetari Blendi Fevziu lexoi “live” në telefonin e tij mesazhin e mësipërm, por duke u shprehur se duhet verifikuar ky informacion pasi nuk dihet nëse është i saktë.
Një deputete e PS-së dhe ish-zyrtare e lartë është thirrur nga Prokuroria e krimeve të rënda për të dëshmuar. Unë emrin nuk po e them për etikë, kjo ngjarje ka disa ditë që ka ndodhur dhe nuk është konfirmuar ende”, u shpreh Fevziu.
JOQ.al