Video
Po arrestohet Policia e shtetit, Rama flet për kazanët
Po arrestohet Policia e shtetit, Rama flet për kazanëtD. Cani
Lajme
Në një kohë kur çështja e kanabisit ka pushtuar institucionet më kryesore në vend, kryeministri ynë nuk merr mundimin as të flasë.
Duket se i ka ngecur ora te çështja e kazanit, (që është ndoshta problemi i fundit që duhet të merret) dhe përpiqet të largojë vëmendjen nga realiteti i hidhur i drogës.
Ditën e sotme u bë i ditur lajmi se Prokuroria ka kërkuar arrestimin e tre zyrtarëve të policisë për shkak se dyshohet se janë të përfshirë në “çështjen Tahiri” në bandën e drogës.
Mirëpo, në kaq orë ku media dhe rrjetet sociale po zien nga debatet, Rama flet për kazanin dhe rrogat e larta të mësuesve.
Kryeministri ka postuar pak më parë një foto ku ka zgjedhur të merret me kazanin, në vend që të reagojë lidhur me skandalet e fundit.
Çfarë përpjekje për të anashkaluar çdo gjë!
JOQ.al