Connect with us

Shoferi i autobusit rreh babanë para vajzës së vogël

Video

Shoferi i autobusit rreh babanë para vajzës së vogël

Shoferi i autobusit rreh babanë para vajzës së vogëlA. Shehaj

Vec-e-jona

Mëngjeset në Tiranë nuk janë gjithmonë romantike dhe të ngrohta, sa mund të përshkruhen në filma apo në emisione të ndryshme televizive. Shpesh janë të vrullshme, të furishme, të nxitimta e duhet të ikësh me vrap për të kapur orarin e punës apo edhe orën e parë të mësimit.

Ndonjëherë të duhet të përballesh edhe me radhët e gjata në stacionin e autobusëve (për të mos thënë që gjithmonë ndodh kjo në disa linja kyçe të kryeqytetit), por ka edhe raste të tjera, ku si të mos mungonte vonesa për në vendin ku duhet të mbërrish në pikë të mëngjesit, duhet të zihesh edhe me shoferin e autobusit apo faturinon.

Kjo ka ndodhur mëngjesin e sotshëm me një prind, i cili nxitonte të dërgonte të bijën në shkollë. E vogla, siç raportojnë mesazhdërguesit pranë JOQ.al, shkon në klasë të parë dhe çdo ditë i ati nxiton ta hipë në autobus, për ta dërguar në destinacion.

Mëngjesin e sotshëm, shoferi i linjës Stacioni i Trenit-Qendër-Teg, gjithmonë sipas raportimeve të qytetarëve, nuk ka pranuar t'i hapë derën dhe të lejojë të voglën të hipë në autobus.

Kjo e ka nxehur babanë e saj, i cili ka ngulmuar, por me sa duket, shoferi i automjetit të kësaj linje, ka qenë i zgjuar keq, ose e ka pickuar miza dhe është çuar nga vendi i tij, duke i lënë shumë qytetarë të tjerë të presin, e i është turrur burrit, duke u zënë me të në sy të fëmijës së vogël.

E gjithë skena e grushteve e shqelmave mes dy burrave është parë nga vogëlushja që ndjek klasën e parë. Më konkretisht, bëhet fjalë për urbanin me targë AA 076 SM, që udhëton në këtë linjë, thuajse çdo ditë.

Nuk besojmë se ka vend për të bërë moral dhe se fjalët janë të tepërta, por në fund të fundit, nëse ju do të ishit në vend të këtij prindi, apo të atyre udhëtarëve, ç'mendim do të kishit për këtë shofer?

P.S. mos harroni se edhe ai mund të jetë prind, mund të ketë kaluar një natë të keqe apo të ketë probleme të tjera.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top