Video
Shpërthen tritoli, burrë e grua flinin brenda dyqanit në Krujë
Shpërthen tritoli, burrë e grua flinin brenda dyqanit në KrujëA. Shehaj
Lajme
Foto ilustruese
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës që lamë pas në qytetin e Krujës. Persona të paidentifikuar kanë vendosur tritol në pjesën e përparme të dyqanit ushqimor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate në fshatin Nikël. Dyqani është në pronësi të 51-vjeçarit Gëzim Meta.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja, burrë e grua kanë qenë duke fjetur brenda dyqanit. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar, ndërsa kjo është hera e dytë që në këtë dyqan vendoset lëndë shpërthyese.
JOQ.al