Video
Dasma e Fotinisë dhe Danielit vetëm për show? Vajza rrëfen e vetme ç’po ndodh
Dasma e Fotinisë dhe Danielit vetëm për show? Vajza rrëfen e vetme ç'po ndodhA. Shehaj
Thashetheme
Ata dolën fitues në çdo aspekt në Big Brother. Fotinia dhe Danieli nuk rrëmbyen vetëm çmimin e madh, por fituan edhe dashurinë e njëri-tjetrit. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, edhe pse skeptikja më e madhe ishte mamaja e Fotinisë.
E ftuar në Top Show, vajza u pyet nëse dasma e tyre ishte vetëm për show apo diçka që me të vërtetë e ndienin dhe po e shijonin të dy. Duke mohuar çdo zë kundër, Fotinia mbështeti fort idenë se dasma ishte gjëja më e bukur që i ndodhi çiftit.
Ajo tha ndër të tjera:
Shumë njerëz mendojnë se ajo që ndodhi ishte vetëm për lojë apo se ne e bëmë dasmën dhe po të mos fitonin do ishim ndarë më herët. Gjithçka ka qenë rastësi. Kjo gjë që ndodhi mes nesh është shumë e bukur për ne të dy, e gjithë eksperienca jonë aty është shumë e bukur, edhe martesa që ndodhi në Big Brother".
JOQ.al