Connect with us

Shumë i afërt me Tahirin, kush është zyrtari i lartë identiteti i të cilit nuk u tha kurrë?

Video

Shumë i afërt me Tahirin, kush është zyrtari i lartë identiteti i të cilit nuk u tha kurrë?

Shumë i afërt me Tahirin, kush është zyrtari i lartë identiteti i të cilit nuk u tha kurrë?F. Tenolli

Lajme

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 4 urdhër-arreste për zyrtarë të lartë të policisë, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e operacioneve të shpërndarjes së drogës të Habilajve.

Mbi Jaeld Çelën, Gjergj Kohilën dhe Sokol Boden rëndojnë akuzat e “korrupsionit pasiv” dhe “trafikimi i narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal”.

Identiteti i personit të katërt është mbajtur i fshehtë.

Informacioni është lëshuar nga Krimet e Rënda dhe dje në mbrëmje në studion e “Opinion” është hedhur më shumë dritë mbi pozicionet e këtyre personave.

Këta zyrtarë të policisë kanë mbajtur poste të larta drejtuese gjatë kohës kur Saimir Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm.

Sipas gazetarit të kronikës së zezë, Spartak Koka, personi, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ka patur lidhje të ngushta me ish-ministrin e Brendshëm dhe është emëruar në një post të lartë drejtues kur PS erdhi në pushtet.

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi dje në emision se ky person quhej Taulant, por sipas burimeve të tjera të qarkullojnë në mediat online bëhet e ditur se, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arresti edhe për Alban Çelën.

Çela është kushëri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ka qenë shef i Krimit të Organizuar në Vlorë, drejtor i Policisë në Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top