Video
Në kërkim/Momente kur shefi i policisë festonte në lokalin e Balilit e drejtonte me celular në vesh
Në kërkim/Momente kur shefi i policisë festonte në lokalin e Balilit e drejtonte me celular në veshA. Shehaj
Lajme
Një prej tre drejtuesve të Policisë së Shtetit, për të cilin është lëshuar urdhër-arresti, për implikim në çështjen Habilaj, është edhe ish- shefi kundër krimit të organizuar në policinë e Vlorës, Gjergji Kohila.
Me sa duket delvinjoti preferonte të kalonte netët e verës në lokalet dhe pubet më në zë në qytetin e Sarandës, siç është edhe "Factory", biznes në pronësi dhe administrim të baronit të drogës, të ashtuquajturit "Eskobarit të Ballkanit", Klement Balili.
Në foton e mëposhtme, Kohila shfaqet në praninë e dy djemve të rinj, në ambientet e këtij clubi, të cilin, sipas burimeve të Lapsit, Balili e administronte me ortakun Timo Babi.
Veç kësaj, Gjergji është fotografuar nga miqtë e tij teksa flet në telefon dhe në të njëjtën kohë drejton automjetin. Ndoshta një nga "çunat e Tahirit" në atë kohë, nuk i ka pas pëlqyer urdhri i shefit të madh për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mospërdorimit të celularëve gjatë drejtimit të timonit.
Po në fund të fundit, ai ishte shef vet dhe shefi e bën ligjin. Sot kërkohet nga policia dhe dyshohet të jetë larguar jashtë vendit, pas implikimit në çështjen Habilaj.
JOQ.al