Video
Rrugët e lëna rrugëve bëhen realitet, Xhelali përmbush ëndrrën e Ramës
Rrugët e lëna rrugëve bëhen realitet, Xhelali përmbush ëndrrën e RamësS. Shtjefni
Vec-e-jona
Problemet infrastrukturore vazhdojnë të shqetësojnë qytetarët shqiptarë, ndonëse jemi në vitin 2017 dhe aspirojmë për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Në Kamëz, rrugët e ndërtuara habisin më tepër për emrat që mbajnë se sa për infrastrukturën e përdorur.
Por qytetarët e rrugës "Babrru Shpat", janë përballur me një tjetër problem që duket sa qesharak aq edhe për të ardhur keq.
Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë tonë rruga është shtruar pjesërisht me asfalt këtu, duke lënë një pjesë të banorëve të ecin përmes baltës.
Për një kryebashkiak si Xhelal Mziu i cili rendit në arritjet e tij ndërtimet e rrugëve të Kamzës, denoncimi i këtij rasti nxjerr në pah mosrealizimin e premtimeve.
Mziu ka fituar mandatin e tretë në krye të kësaj bashkie, dhe e ka drejtuar atë edhe në 4 vitet e qeverisë Berisha, por mesa duket fondet nuk kanë qenë të mjaftueshme për të shtruar ato pak metra që ngelen.
Nga ana tjetër kryeministri Rama në fillim të mandatit të tij të parë i konsideronte "rrugë të lëna rrugëve" këto ndërtime, duke mos i kursyer kritikat për ritmet e ulëta të punës dhe cilësinë e keqe të projekteve.
Siç mund ta shikoni në fotot e mëposhtme, Xhelal Mziu e bëri realitet këtë ëndërr të kryeministrit duke ia ndërtuar sipas përshkrimeve të tij këtë rrugë.
JOQ.al