Connect with us

Veliaj bëhet qesharak: Na ikën 600 mijë euro se dielli nxehu shumë, duhen para të tjera tani

Video

Veliaj bëhet qesharak: Na ikën 600 mijë euro se dielli nxehu shumë, duhen para të tjera tani

Veliaj bëhet qesharak: Na ikën 600 mijë euro se dielli nxehu shumë, duhen para të tjera taniA. Shehaj

Lajme

veliaj

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, paraqiti projekt-buxhetin e bashkisë për vitin e ardhshëm. Ai foli për projektet e ardhshme dhe arritjet e tij, ndërsa tha se bashkia i ka kapërcyer edhe parashikimet e saj në mbledhjen e fondeve, gjë e cila, sipas Veliaj, i bën ata edhe më të pavarur nga qeverisja qendrore.

E thënë me fjalë të tjera, për të gjithë ata që nuk e kuptojnë, po rriten taksat për të pasur një bashki të "pasur" në mënyrë që Veliaj të mos i shtrijë dorën Ramës për t'i kërkuar para apo çelje fondesh për zëra të caktuar, investime që supozohet të bëhen në bashkinë e Tiranës.

Duke folur për projektet e ardhshme dhe ato që ka realizuar, Veliaj kaloi në mënyrë shumë të shpejtë tharjen e palmave që u mbollën në rrugën hyrëse të Tiranës dhe më konkretisht në autostradën Tiranë-Durrës.

Mbjellja e këtyre palmave kushtoi plotë 600 mijë euro dhe nuk dihet nëse kreu i bashkisë pyeti ndonjë specialist në atë periudhë, para se të vendoste mbjelljen e këtyre bimëve dekorative, në lidhje me jetëgjatësinë e tyre dhe kushtet e nevojshme për t'u rritur.

Me sa duket, i ka bërë me mendjen e tij dhe rezultati ishte i tillë. U thanë të gjitha e tani duhen para të tjera për mbjelljen e pishave të buta.

Për këtë humbje të madhe dhe më saktë, për këto para të hedhura poshtë me palmat e thara, kreu i bashkisë ia vuri fajin diellit dhe temperaturave të paqëndrueshme të këtij viti.

Ai tha:

Patëm një luhatje temperaturash me 5-6 gradë vetëm këtë vit. Palmat nuk ishin një zgjedhje e mirë ndaj do të mbjellim pisha të buta rrugën hyrëse për në Tiranë. Është një angazhim i gjithë ndërmarrjeve të bashkisë, kryesisht të atyre që merren me estetikën e kryeqytetit".

Sipas të dhënave të bëra publike, kostoja e plotë e projektit “Furnizim dhe vendosje drurë dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar” është 333.8 milionë lekë, ose gati 2.5 milionë euro, e shpërndarë në 66.7 milionë lekë në 2017-n, 117 milionë lekë në 2018-n dhe 150 milionë lekë në 2019-n.

Pra, le të shpresojmë se këtë herë pishat nuk do të thahen, se për ndryshe, të tjera para nga taksat tona të shumta do të shtohen për bimë dekorative./JOQ.al/

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top