Video
Kthehet 90-ta në Shqipëri/ Maskat i bëjnë pritë furgonit dhe grabisin udhëtarët nën terror
Kthehet 90-ta në Shqipëri/ Maskat i bëjnë pritë furgonit dhe grabisin udhëtarët nën terrorS. Bardhi
Lajme
Një ngjarje disi e pazakontë ka ndodhur sot në Dukagjin ku një furgon me pasagjerë është rrëmbyer nga persona të armatosur dhe të maskuar në fshatin Pult.
Personat që në vitet 90-të njiheshin si mafia e rrugëve, i kanë dalë para një furgoni duke i bërë pritë dhe u kanë marrë pasagjerëve nën kërcënimin e armës paratë dhe të gjitha sendet me vlerë.
Si për të mos mjaftuar kjo, grabitësit i kanë vënë flakën furgonit për të fshehur gjurmët.
Janë lajmëruar forcat policore, por kanë qenë në kundërkohë pasi grabitësit ja kishin mbathur.
Po merren në pyetje pasagjerët dhe drejtuesi i mjetit për të mundësuar identifikimin e mafias.
JOQ.al