Video
Udhëtoi në makinën e Habilajve, kush është deputetja e PS-së që ka thirrur Prokuroria?
Udhëtoi në makinën e Habilajve, kush është deputetja e PS-së që ka thirrur Prokuroria?A. Naçi
Lajme
Lajmi i disa ditëve më parë se një deputete e PS-së është thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar ndaj dosjes "Habilaj" lidhet me ish krahun e djathtë të Saimir Tahirit në kohën kur ishte ministër i Brendshëm.
Edhe ditën e djeshme në emisionin "Opinion" Blendi Fevziu bëri të ditur se në telefonin e tij erdhi një mesazh që një deputete e PS-së dhe ish-zyrtare e lartë është thirrur nga Prokuroria e krimeve të Rënda për të dëshmuar.
Lapsi. al shkruan sot se ndonëse ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea mohoi lajmin e publikuar se ajo është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen "Habilaj", burime nga organi i akuzës rikonfirmojnë edhe njëherë se deputetja e PS-së është thirur për të dhënë deklarime mbi këtë dosje.
Dyshimet e organit të akuzës janë se ajo ka udhëtuar në makinën e Habilajve, të cilën ia kishte shitur Saimir Tahiri. Ky i fundit është kthyer nga Greqia bashkë me zv.ministren Gjebrea, me makinën ‘Audi’ të cilën ia kishin çuar Habilajt.
"Audi" i famshëm i Tahirit u shit nga ish-ministri i Brendshëm te kushërinjtë e tij, Habilajt, të cilët e kanë përdorur atë për trafik droge. Tahiri ka pranuar që e ka shitur makinën tek ata, si dhe që është kthyer nga Greqia njëherë kur ka qenë me pushime. Por përgjimet nga Italia tregojnë se me të njëjtën makinë Tahiri është kthyer edhe nga Roma drejt Tiranës.
JOQ.al