Connect with us

Kush është ish-vartësi i cili shoqëroi Tahirin në Gjermani dhe doli “i palagur”?

Video

Kush është ish-vartësi i cili shoqëroi Tahirin në Gjermani dhe doli “i palagur”?

Kush është ish-vartësi i cili shoqëroi Tahirin në Gjermani dhe doli "i palagur"?F. Tenolli

Lajme

page

Lajmi se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u largua nga vendi për në Gjermani gjatë kohës që ishte nën hetim bëri bujë.

Njerëz të afërt pranë tij bënë me dije se ai shkoi të vizitonte të atin të sëmurë dhe për këtë vizitë nuk ishte vënë në dijeni asnjëri prej avokatëve të tij.

Burime konfidenciale për Tpz.al bëjnë me dije se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim, udhëtoi për në Gjermani me një ish-vartës të tij.

Ky person është Evi Rodo, i cili është shkarkuar nga Ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ai ka qenë i shoqëruar gjatë gjithë kohës, nga Evi Rodo. Gjatë kthimit, ish Ministri i Brendshëm ka dalë nga hyrja VIP e Rinas-it, ndërsa ish vartësi i tij Evi Rodo, ka dalë nga udhëtarët.

Rodo ka qenë vartës i Tahirit në kohën kur ai mbante postin e ministrit të Brendshëm dhe mbante postin e Drejtorit të Inspektimit.

Duke mbajtur këtë post, ai kishte për detyrë të bënte kontrolle të paplanifikuara në drejtoritë vendore të policive në qarqe apo komisariate për llogari të ministrit të Brendshëm.

Xhafaj e shkriu këtë drejtori dhe thuhet se qëllimi i vetëm ishte largimi nga korridoret e ministrisë, të vartësve të dikurshëm të Tahirit.

Pas mbylljes së drejtorisë, Rodo mbeti papunë.

Ai ia kaloi kompetencat e këtij institucioni shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave që drejtohet nga Eduard Merkaj.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top