Connect with us

Çfarë mban dollapi i një miliardereje? Vajza e ish-shefit ekzekutiv publikon fotot brenda tij

Video

Çfarë mban dollapi i një miliardereje? Vajza e ish-shefit ekzekutiv publikon fotot brenda tij

Çfarë mban dollapi i një miliardereje? Vajza e ish-shefit ekzekutiv publikon fotot brenda tijS. Bardhi

Lifestyle

Shpesh shohim shtëpitë e personave të pasur dhe padyshim impresionohemi nga ideja se si mund të kenë dhoma të veçanta vetëm për rrobat e tyre, ndërkohë shumica e njerëzve nuk kanë një shtëpi mbi kokë.

Kapitalizmi është i egër apo jo? Ose je në majë ose je në fund, s’ka të mesme.

Kësaj here jemi brenda shtëpisë së një prej vajzave më të pasur në botë. Tamara Ecclestone është vajza e ish-shefit ekzekutiv të Formula 1, Bernie Ecclestone.

Vila e saj gjigante kap vlerën e 70 milionë paundëve dhe ndodhet në lagjen e famshme Kensington.

Tamara është 33 vjeçe dhe jeton me bashkëshortin e saj Jay Rutlanda dhe vajzën e saj 3 vjeçe, Sophia.

Në dollapin e Tamarës gjenden rroba me vlerë 5 milionë paund dhe miliarderja ka hapur dyert e tij për t’i treguar publikut se çfarë mban në të.

Tamara ka dy dhoma të përshtatura si dollapë gjigante, të cilat janë të ndara sipas stinëve, pranvera dhe vera bashkë, ndërsa vjeshta dhe dimri nga ana tjetër.

Fillojmë me 37 palë këpucë verore Channel, 81 palë pizhame të Victoria Secret, 72 palë syze të firmave më të njohura, 57 palë rroba banjoje të stiluara nga Melissa Odabash, 22 palë shapka shtëpie Guçi, 95 çanta, prej të cilave 47 nga Channel, 15 nga Edie Parker dhe 33 nga Jimmy Choo, 75 fustane verore.

Miliarderja Tamara është shprehur:

Babit tim i pëlqen të bëjë shoping dhe me sa duket kjo gjë është trashëguar edhe nga unë. E pranoj që më pëlqen të blej gjëra të bukura, por nuk do refuzoja kurrë të blija veshje me zbritje.”

Tani le t’i hedhim një sy dollapit të 33-vjeçares.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top