Video
Kallëzohet penalisht kryebashkiakja e Sarandës: 32.4 mln lekë dëm shtetit
Kallëzohet penalisht kryebashkiakja e Sarandës: 32.4 mln lekë dëm shtetitS. Shtjefni
Lajme
Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka, është paditur penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
KLSH ka denoncuar se Koka së bashku me 6 zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie kanë shpërdoruar detyrën duke shkaktuar një dëm financiar për buxhetin e shtetit me vlerën e 32.466.812 lekë.
Auditimi nga KLSH është bërë në periudhën nga 01.1.2015-30.6.2016, ndërsa shkeljet janë konstatuar gjatë kontrollit dhe disiplinimit të punimeve të ndërtimit. Për kryebashkiaken socialiste kjo nuk është padia e parë nga ana e KLSH, pasi vetëm pak muaj më parë ajo u akuzua se i kishte shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 129.4 milionë lekë ne total.
KLSH ka dërguar ne prokurori kallëzim penal për kryetaren e bashkisë Florjana Koka si dhe 6 zyrtarët:
KRISTAQ KALI-MBIKEQYRES KOLAUDATORI I PUNIMEVE
AGRON TEPELENA-MBIKEQYRES I PUNIMEVE
ELERON GJONI-DREJTOR JURIDIK
PELLUMB HALIMI-ISH DREJTOR I SHERBIMEVE PUBLIKE
TEUTA STROKA-DREJTORE EKONOMIKE
JORGO MITRO- DREJTOR I TAKSAVE VENDORE
JOQ.al