Video
Të harruar nga shteti dhe bashkia, banorët shtrojnë rrugët me lekët e veta në Paskuqan
Të harruar nga shteti dhe bashkia, banorët shtrojnë rrugët me lekët e veta në PaskuqanS. Shtjefni
Vec-e-jona
Jemi në vitin 2017 dhe shumë zona në Tiranë, për mos të folur për të gjithë Shqipërinë se në ç'gjendje janë, banorët vuajnë ende me baltën dhe pluhurin që u shkaktohet pikërisht nga mungesa e investimeve në këto rrugë.
Shumë herë iu janë premtuar gjatë zgjedhjeve se zgjidhja do të vinte, por zgjedhjet u bënë dhe zgjidhja ngeli e pa zgjidhur nga premtimet e zgjedhjeve.
Një shembull konkret, është edhe ky rast i denoncuar pranë redaksisë sonë nga një banor i Paskuqanit, i cili thotë se kurrë nuk është investuar ndonjëherë gjithë këto vite në lagjen e tyre.
Ndaj ky banor, është detyruar që të marrë vetë masa, duke vetë-financuar shtrimin e të gjithë rrugës së lagjes.
Urojmë që bashkia dhe shteti të marë shembull, e të kuptojë se popullit i është sosur durimi nga pritja dhe nga premtimet elektorale boshe.
Ky është mesazhi i banorit të Paskuqanit për JOQ.al:
Përshëndetje JETA OSH QEF…. jam banor i Paskuqanit, dmth 5 minuta nga qendra, deri dje blinim shtyllat, kabujt elektrik si dhe ujin e pijshëm me VETËFINANCIM.. tani po shtrojmë dhe rrugët po me vetefinancim. Deri kur do vazhdojmë kështu?? Me këtë rrugë që shikoni nuk është bërë as dhe më i vogli investim, qoftë dhe 10 dollare. Mirë po gjithë balta e dimrit dhe pluhuri i verës na vinte brenda. Jetojmë 30 familje kështu që u detyrova dhe e asfaltova me lekët e mia sepse as nga bashkia as nga shteti nuk erdhi as më i vogli investim. Rruga ndodhet ne Paskuqan.. bashkia Kamez."
JOQ.al