Video
Endacaku ndihmoi 27-vjeçaren me paratë e fundit, por veprimi i vajzës ia ka ndryshuar jetën
Endacaku ndihmoi 27-vjeçaren me paratë e fundit, por veprimi i vajzës ia ka ndryshuar jetënS. Bardhi
Thashetheme
Të ndihmosh të varfrit është gjithnjë bujare dhe një gjest i tillë nuk të varfëron kurrë, por kur ndodh e kundërta është akoma më interesante.
Kur Kate Mcclure-it i mbaroi benzina në një autostradë natën vonë, ajo ishte e tmerruar.
Ajo doli nga makina me zemrën që i rrihte fort dhe po ecte në errësirë për pikën më të afërt të karburantit.
Gjatë rrugës ajo takoi një të pastrehë, i quajtur Johnny Bobbitt Jr, i cili iu afrua Kate dhe i tha të kthehej në makinë dhe të kyçte shpejt dyert e saj.
Kate bëri siç i tha ai dhe vetëm pas disa minutash Johnny u shfaq para makinës me një shishe benzinë që e kishte blerë me 20 dollarët e tij të fundit në mënyrë që vajza të kthehej e sigurtë në shtëpi.
Në këmbim Johnny nuk i kërkoi asgjë në këmbim.
27-vjeçarja është shprehur se atë natë nuk kishte mundësi ta shpërblente Johnnyn për aktin bujar, sepse nuk kishte të holla me vete.
Por në javët e ardhshme, ajo u kthyer sërish në autostradën e Filadelfias ku i pastrehu qëndronte dhe i ktheu atij benzinën dhe i dha rroba si një xhaketë, doreza, kapele dhe çorape, ushqim rasti dhe ujë.
Por, vajza donte ta ndihmonte më shumë Johnnyn dhe krijoi një faqe për mbledhje fondesh “Paying it Forward” dhe me paratë e mbledhura ajo e strehoi Johnn në një apartament, të cilit arriti t’ja mbulonte pagesën e qirasë për disa muaj, një makinë dhe i hoqi çod shpenzim për veshje dhe ushqim për katër muajt e ardhshëm.
Vajza ka shkruar se tani po interesohet bashkë me Johnnyn që të gjejnë një punë për të
JOQ.al