Connect with us

Qytetari: Xhelal Mziu godet me makinën e tij një invalid që protestonte para Bashkisë Kamëz

Video

Qytetari: Xhelal Mziu godet me makinën e tij një invalid që protestonte para Bashkisë Kamëz

Qytetari: Xhelal Mziu godet me makinën e tij një invalid që protestonte para Bashkisë KamëzS. Shtjefni

Vec-e-jona

Sjellja e pahijshme, jo etike dhe aq më pak profesionale e punonjësve të administratave gjithmonë ka qënë kryefjalë ndër vite për popullin e thjeshtë, por të dëgjosh që pikërisht kryetari i bashkise që duhej të kishte qënë shembulli më i mirë për tu ndekur nga vartësit, pikërisht ai kryen një tjetër skandal ditën e sotme që mund të kishte përfunduar edhe tragjikisht.

Sot gjatë ditës, disa protestues që ndodheshin përballë Bashkisë Kamëz, kanë ndeshur me vulgaritetin e kryetarit të bashkisë, i cili në një moment kur ka dashur të evitonte përballjen me këta protestues, ka goditur me makinë një person me aftësi të kufizuara që ishte me karrige me rrota, raporton denoncuesi.

Protesta nga banorët po bëhej pikërisht për diskriminimin që u bëhej banorëve nga ana e Bashkisë Kamëz. Tashmë si për ironi, diskriminimi vjen edhe nga vetë kryetari, Xhelal Mziu, i cili nuk merr përsipër që t'u përgjigjet kërkesave të banorëve dhe arrin deri në atë pikë sa t'u rrezikojë jetën.

Protestuesit deklarojnë se protesta do të përshkallëzohet duke shkuar edhe para Kryeministrisë.

Një nga protestuesit na shkruan:

Përshëndetje! Jam me disa invalidë që kanë bërë thirrje publike për një protestë para Bashkisë Kamez, por sensibilizimi i medias shqiptare është ZERO! Duke më konsideruar aktiviste të pavarur, më kërkuan që të lidhem me ju që kërkesat e tyre ti bëni publike ju me pasqyrim. Janë diskriminuar totalisht nga Bashkia për infrastrukturën dhe gjithashtu moszbatimi i ligjeve për përjashtimin e tyre nga tarifat e shumta .Une gjithsesi vrapova pranë tyre, dhe jam me ta, dhe po presim orën e takimeve qytetare pasi herë pas here u kanë shmngur takimin me Kryetarin e për të mos folur për një përgjigje konkrete për infrastrukturën e rrugët ku kalojnë me karroca cdo ditë. Do e vleresonin shumë pasqyrimin e shqetësimit të tyre. Une gjithsesi për të realizuar detyrën time qytetare e njerëzore, po u bej foto apo video me zë e t'jua dërgoj. Jemi në pritje të takimit me Kryetarin e Bashkisë, me të cilin kanë tentuar disa herë takim por nuk është realizuar takimi. Minimalisht duhet një transparence për të dhënë një përgjigje për përgjegjësine.Bëhet fjalë për të drejtat themelore të njeriut."

Më poshtë keni mesazhin e denoncuesit për aksidentin dhe videon që ai na ka dërguar pranë redaksisë së JOQ.al :

Pershendetje Jeta Osh Qef, kjo është makina e Xhelal Mziut, kryetar i Bashkisë Kamëz. Këto janë shenjat e makinës, e cila goditi personin me aftësi të kufizuara me karrige me rrota, teksa po kërkonte takim dhe sqarim nga Xhelali. Ai e goditi me makinen e tij. Është bërë sot vëlla dhe tani ndodhemi akoma ke bashkia. Në lidhje me diskriminimin ne Bashkine e Kamzes, protesta do pershkallëzohet edhe tek Kryeministria. Bëhet fjalë për përjashtimin nga disa taksa me të cilat po abozojnë me ne."

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top