Connect with us

Grabitja në Rinas/ “Koka e bandës” me 13 identitete: Punoja si dentist…

Video

Grabitja në Rinas/ “Koka e bandës” me 13 identitete: Punoja si dentist…

Grabitja në Rinas/ "Koka e bandës" me 13 identitete: Punoja si dentist…S. Shtjefni

Lajme

Admir-Murataj12

Kreu i grupit që grabiti 3.2 milion dollarë në Qafë-Kashar, Admir Murataj është lënë sot në arrest me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Murataj dyshohet se drejtonte grupin e grabitjes së blindave të parave të bankës në 9 shkurt 2016. Para Gjykatës ai kërkoi ta lironin, me justifikimin se është vërtetuar se ka qenë i pranishëm diku tjetër.

Para togave të zeza ai tha:

Më mbani kot, kur ka ndodhur ngjarja isha në dentist. Prania ime është vërtetuar gjetkë.

Por sipas gazetarit Artan Hoxha Admir Murataj nuk është emri i tij i vërtetë, pasi ai ka 13 identitete të rreme.

Artan Hoxha ka thënë më herët:

Admir Nikaj është emri i tij vërtetë. Ai njihet me 13 identetite të tjera dhe një prej tyre është Admir Murataj. Nikaj është me origjinë nga Tropoja dhe familja e tij ka ardhur në Fushë-Prezë. Admir Nikaj njihej më herët nga policia, pavarësisht se aktiviteti i tij nuk ka qenë në Shqipëri, por jashtë vendit. Ka qenë i arrestuar në Greqi dhe i arratisur nga burgu i Trikallës, të dhëna që tashmë janë bërë të ditura për publikun. Por një tjetër detaj lidhur me të është se ka qenë pjesë e grupit të Marjan Kolës, pjesë e të cilit është edhe Ilir Kupa i mbijetuar i atij grupi. Duket një grup që nuk ka emër në Shqipëri, por mund të thuhet se aktivitetin e ka patur mjaft intesiv jashtë".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top