Video
Sulm me bombë gjatë lutjes të së premtes, vriten 85 persona në Egjipt
Sulm me bombë gjatë lutjes të së premtes, vriten 85 persona në EgjiptS. Shtjefni
Lajme
Të paktën 85 persona janë vrarë mesditën e sotme në Sinain Verior të Egjiptit, pas shpërthimit të një bombe nga militantët e ISIS.
Dëshmitarët okularë raportuan se kishin parë skena të llahtarshme, teksa ambulancat po transportonin viktima nga vendngjarja në spitalet më të afërta, pas sulmit mbi xhaminë Al Raëdah në Bir al-Abed, në perëndim të qytetit Arish.
75 të tjerë janë plagosur gjatë sulmi sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sulmi me bombë kishte si synim mbështetësit e forcave të sigurisë që ndiqnin lutjet e së premtes në këtë xhami.
Presidenti Abdel Fattah al Sisi thirri menjëherë një takim urgjent të sigurisë pas sulmit.
Forcat e sigurisë së Egjiptit po luftojnë kundër kryengritjes së Shtetit Islamik në veri të Sinait, ku militantët kanë vrarë qindra policë dhe ushtarë gjatë tre viteve të fundit.
Militantët kanë sulmuar kryesisht forcat e sigurisë, por gjithashtu janë përpjekur të zgjerohen përtej gadishullit duke goditur kishat dhe pelegrinët e krishterë egjiptianë.
JOQ.al