Video
U nda nga babai i djalit të saj pas tradhtisë, zbulohet lidhja e re e Hueydës
U nda nga babai i djalit të saj pas tradhtisë, zbulohet lidhja e re e HueydësF. Gjoni
Thashetheme
Pak javë më parë artisja e njohur Hueyda El Saied ka pohuar se i ka dhënë fund para gjashtë muajsh lidhjes së saj 5 vjeçare me një shtetas francez, me të cilin ka edhe një djalë të vogël, duke treguar se shkaku i prishjes së raportit, ishte tradhtia nga ana e tij.
Ndërkohë këtë muaj ajo ndodhet në Tiranë dhe po merret me disa projekte, por mesa duket vetëm një javë më parë është zbuluar dhe lidhja e saj më e re. Disa foto të shkrepura nga “Who”, tregojnë një moment shumë romantik mes Hueydës dhe një mashkulli i cili i puth dorën.
Në një intervistë për emisionin e Eraldo Rexhos, e pyetur rreth këtyre fotove, ajo ka pranuar se ky është partneri i saj i ri. Mes të tjerash, balerina simpatike u shpreh:
Ku e keni kapur këtë foto?! E keni bërë këtë foto para të hënës. Ai është shoku im, nuk është shqiptar. Dashuria ime e parë dhe shpresoj të jetë e fundit”.
JOQ.al