Connect with us

Kush janë dy partizanët që u puthën në buzë në vitin 1944, zbulohet fotoja dhe detajet

Video

Kush janë dy partizanët që u puthën në buzë në vitin 1944, zbulohet fotoja dhe detajet

Kush janë dy partizanët që u puthën në buzë në vitin 1944, zbulohet fotoja dhe detajetD. Cani

Lajme

Kastriot Dervishi, ish-kreu i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, ka publikuar sot foton e dy partizanëve që hapën diskutime vetëm një vit më parë.

Teksa e ka sjellë sërish në qendër të vëmendjes sot, përmes një postimi në Facebook, ai ka zbuluar dhe disa detaje të tjera.

Dervishi shkruan se në prani të dy partizanëve ka qenë i pranishëm një i moshuar edhe një fëmijë.

Postimi i plotë:

Para një viti kur u bë më shumë e njohur fotoja e puthjes buzë më buzë të dy partizanëve më 20 nëntor 1944 në Tiranë, të shumtë ishin kureshtarët që kërkonin të shihnin një foto tjetër të “çiftit”. Pasi çështja u konsultua me “veteranët” e luftës që në atë kohë kanë qenë 0-3 vjeç, nisur nga fakti se në muajin nëntor e kam zakon të nxjerr gjëra interesante në lidhje me temat e viteve të luftës, po publikoj edhe foton ballore të çiftit.

Siç edhe shihet, takimi sa përmallues aq edhe erotik i çiftit është bërë në prani në një partizani të shkuar në moshë, si dhe në sy të një partizani të vockël kapelemadh. Ndërsa i moçmi është shastisur e sheh me habi, i vogli ka nisur të qeshë. Të dy burrat kanë vënë në punë duart e lira (të majtat), të cilat i kanë përdorur si morseta në krye, në mënyrë që puthja të ishte më e thellë dhe sigurisht më e ndjerë. Vendi i fotografimit është te rruga e Kavajës. Kur partia po qëmtonte fotot nga koha e “lavdishme” e luftës, qatipët e saj vendosën që këto foto të mos ruheshin. Për këtë arsye këto filmat e këtyre fotove, kanë shenja kryqesh. Megjithatë, filmat i mbijetuan kohës.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top