Video
Identifikohet viktima e dytë e ekzekutimit në Lushnje, djali i një biznesmeni
Identifikohet viktima e dytë e ekzekutimit në Lushnje, djali i një biznesmeniA. Shehaj
Lajme
Është identifikuar viktima e dytë e ekzekutimit me kallashnikov në qytetin e Lushnjes, ku dy persona ndërruan jetë dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Viktima e dytë është identifikuar si Jurgen Hoxha, 23 vjeç, ndërsa tjetri, Zamir Latifi, po 23-vjeç.
Të dy viktimat dhe i plagosuri ishin shokë me njeri-tjetrin. Objekt i atentatit dyshohet të ketë qenë Jurgen Hoxha. Ai është i biri i një biznesmeni të njohur.
Policia ende nuk ka informacione për autorët e mundshëm dhe motivin e krimit të trefishtë ndërsa ka ngritur postblloqe të shumta.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat RENEA ndërsa Haki Çako, ka mbledhur drejtuesit e policisë në një mbledhje urgjente.
JOQ.al