Video
Europol shkatërron bandën e trafikut të armëve, mes të arrestuarve shumë shqiptarë
Europol shkatërron bandën e trafikut të armëve, mes të arrestuarve shumë shqiptarëD. Cani
Lajme
Eurpol ka finalizuar operacionin e trafikut të armëve në Ballkanin Perëndimor, ku pjesë e këtij operacioni ishte edhe Shqipëria.
Policia thotë se mbi 135 armë zjarri dhe 7 000 municione të konfiskuara janë disa nga rezultatet përfundimtare të operacionit Kalibre, një seri veprimesh ndërkombëtare të cilat u zhvilluan në 10 shtete anëtare të BE-së dhe në 8 Palë të Treta, të udhëhequr dhe koordinuar nga Mbretëria e Bashkuar si lideri i këtij aktiviteti dhe me mbështetjen e plotë të Europol dhe Frontex.
Në këto Ditë të Përbashkëta Veprimi morën pjesë Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Bullgaria, Greqia, Rumania, Spanja, Hungaria, si dhe Zvicra, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Njësia ATF e SHBA-së, Europol dhe Frontex.
Gjatë kësaj veprimtarie dy-ditore, u arrestuan 18 persona në shtetet e Ballkanit Perëndimor për veprat penale në lidhje me armët e zjarrit dhe eksplozivët si edhe 81 individë u penguan të hynin ilegalisht në BE. Përveç kësaj, u identifikuan edhe 37 raste të cilat kishin kaluar afatet e qëndrimit.
JOQ.al