Video
Rëndohet bilanci i masakrës së Lushnjes, plumbat goditën dhe një kalimtar
Rëndohet bilanci i masakrës së Lushnjes, plumbat goditën dhe një kalimtarA. Shehaj
Lajme
Është rënduar më tej bilanci i ekzekutimit me armë zjarri në qytetin e Lushjes, ku dy persona ngelën të vdekur në vend ndërsa një tjetër u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Siç raportohet gjatë minutave të fundit, plumbat kanë prekur edhe një kalimtar të rastit, i cili ishte duke kaluar në vendngjarje.
Bazuar në raportimin e policisë, i lënduar ka ngelur 66-vjeçari me inicialet B.T.
Njoftimi i plotë i Policisë në lidhje me ngjarjen:
Në datën 11.10.2017 në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje, nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marrë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.
Viktimat janë shtetasit Z. L, 23 vjeç dhe J. H., 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje.
Shtetasi i plagosur rëndë është M.Xh, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë. Si dhe ka marrë dëmtim të lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç.
Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, në po digjet një mjet.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre arme zjarri automatike. Automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve.
Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Kush është shënjestra e ekzekutimit në Lushnjë dhe lidhja e tij me Aldo Baren
Identifikohet viktima e dytë e ekzekutimit në Lushnje, djali i një biznesmeni
Ekzekutimi në Lushnje/Identifikohet një nga viktimat, vetëm 23-vjeç
JOQ.al