Video
Arratisja e 3 ish-zyrtarëve të policisë, Xhafaj: Pyesni Prokurorinë!
Arratisja e 3 ish-zyrtarëve të policisë, Xhafaj: Pyesni Prokurorinë!S. Shtjefni
Lajme
Arratisja e tre ish-zyrtarëve të Policisë së Vlorës të cilët janë shpallur në kërkim si të implikuar në dosjen Habilaj për trafikimin e lëndëve narkotike, ka ngjallur debate politike këtë javë.
Opozita ka akuzuar se operacioni për arrestimin e tre ish-oficerëve është dekonspiruar nga Policia.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar sot ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duke bërë një deklaratë të fortë .
Sipas Xhafajt tre ish-drejtuesit e policisë nuk kanë qenë në vëzhgim nga Policia e Shtetit, dhe për këtë duhet të pyetet Prokuroria.
Ai deklaroi:
Nuk kemi pasur dijeni. Nuk ishin nën vëzhgimin tonë. SHÇBA i mori faktet në 22 nëntor nga Prokuroria. Në Shqipëri ka shumë grupe kriminale. Tre ish-punonjësit e policisë nuk kanë qenë në vëzhgim nga Policia. Duhet të pyesni Prokurorinë se me kë i ka pasur në vëzhgim, jo me policinë. Nuk kemi emra konkretë për dekonspirimin. Të arrestohen ata që kërkohen”.
Ministri theksoi se marrëdhënia e tij me Prokurorinë është vetëm institucionale.
JOQ.al