Video
Njerëzit hanë plehra, gruaja siriane rrëfen tmerrin: Vajza bërtet dhe fle me barkun bosh
Njerëzit hanë plehra, gruaja siriane rrëfen tmerrin: Vajza bërtet dhe fle me barkun boshA. Naçi
Lajme
Situata e jetesës në Siri është e tmerrshme. Kështu paraqitet edhe në një raport të Programit të Ushqimit Botëror i U.N, ku thuhet se sirianët po vuajnë për nevojat minimale të jetesës, ata po ushqehen me plehra dhe po flejnë të uritur.
Raporti i WFP shkruan: Rreth 174,500 njerëz u detyruan të miratojnë “strategjitë përballuese. Kjo përfshin konsumimin e ushqimit të skaduar, kalimin e ditëve pa ngrënë, lypjen dhe angazhimin në aktivitete me risk të lartë për të marrë ushqim. Për më tepër shumë raste ku fëmijët kanë humbur jetën nga uria”.
Megjithëse toka është bujqësore dhe e punueshme në Siri, është ose në vijën e frontit të konfliktit ose është shënjestruar nga snajperët, thuhet në raport.
Po ashtu thuhet se ndonëse Damasku është vetëm 15 km larg, 700 gramë bukë është 85 herë më e shtrenjtë në Ghouta Lindore.
Raporti shkruan dhe rrëfimin e një gruaje siriane:
Vajza ime bërtet çdo herë sepse ajo e di ditën kur nuk është rradha e saj për tu ushqyer dhe fle me stomakun bosh”.
JOQ.al