Connect with us

Si u zgjodhën drejtorët e spitaleve? Mjekët e Shkodrës: Nuk duam militant partie

Video

Si u zgjodhën drejtorët e spitaleve? Mjekët e Shkodrës: Nuk duam militant partie

Si u zgjodhën drejtorët e spitaleve? Mjekët e Shkodrës: Nuk duam militant partieA. Naçi

Lajme

Para disa ditësh u shpallën fituesit e konkursit e drejtorëve të spitaleve në të gjithë vendin. Kanë qenë mjekët e Shkodrës ata të cilët kanë reaguar ndaj drejtorit që fitoi konkursin për spitalin rajonal të Shkodrës.

Ata e kanë konsideruar një farsë konkursin për zgjedhjen e Vilson Masmalaj. Mjekët çuditen se si mund t’i ketë kaluar fazat e konkursit drejtori i sapozgjedhur, sepse, sipas tyre, kryhet një provim me shkrim dhe me gojë me pyetje shkencore rreth mjekësisë dhe menaxhimit të shëndetësisë para një komisioni prej 12 vetash. Ndërkohë që Vilson Masmalaj, i cili ishte dhe kandidat i PS-së për deputet në zgjedhjet e fundit elektorale, ka mbaruar studimet për ekonomik ndryshe nga dy konkurentët e tjerë që ishin ish-drejtori Përparim Çela dhe gjinekologu Senad Halluni

Ministria e Shëndetësisë nuk shpalli asnjërin prej tyre fitues, duke renditur në vend të parë kandidatin për deputet të PS-së Vilson Masmalaj. Mjekët e spitalit rajonal Shkodër kanë shprehur indinjatën e tyre në lidhje me emërimin në krye të këtij spitali.

Mjekët u shprehën:

Ne nuk mund të lejojmë që në spital të vijë një person që nuk ka lidhje me shëndetësinë. Mund të jetë një figurë e nderuar, por është e qartë se nuk e njeh as mjekësinë dhe as shëndetësinë. Nëse në këtë mes ka pasur një proces politik duke shkelur mbi mjekët dhe duke bërë farsë konkursin, atëherë ne nuk duhet të lejojmë që të ndodhë kjo gjë. Në krye të spitalit na duhet një mjek, pra një koleg yni që e njeh spitalin, shëndetësinë dhe i di të gjitha problemet që janë. Ka ardhur koha që në spital të kemi drejtues vetëm profesionistë, ashtu siç e ka gjithë bota dhe nuk duhet të heshtim e aq më tepër të kemi frikë”.

Konkursi për drejtor të spitaleve në mbarë Shqipërinë ishte në tri faza të ndryshme, shkruan Lapsi. Faza e parë me 20 pikë përfshinte plotësimin e dosjes së plotë, faza e dytë një provim me shkrim me pyetje shkencore rreth mjekësisë dhe faza e tretë pyetje-përgjigje me gojë përpara një komisioni prej 12 personash rreth menaxhimit të shëndetësisë, por sërish me pyetje profesionale.

spi

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top