Connect with us

Dhunë policore në stadium/ Shefi filmon tifozët dhe i kërcënon: Do vijmë natën t’ju arrestojmë

Video

Dhunë policore në stadium/ Shefi filmon tifozët dhe i kërcënon: Do vijmë natën t’ju arrestojmë

Dhunë policore në stadium/ Shefi filmon tifozët dhe i kërcënon: Do vijmë natën t'ju arrestojmëS. Bardhi

Vec-e-jona

Represioni policor sa vjen edhe bëhet më i egër nëpër stadiumet shqiptare ndaj atyre pak tifozëve që heqin dorë nga kampionatet elitare të miliona eurove për të ndjekur e mbështetur ndeshjet e ekipeve të tyre lokale.

Episodet e dhunës janë shfaqur shpesh kohët e fundit dhe në shumicën e rasteve policia është bërë protagoniste.

Kujtojmë rastet e “Ultras Guerrils” në Elbasan e Kukës, bojkotin e Tifozëve Kuq e Zi në ndeshjet e Kombëtares, arrestimin e një 15 vjeçari nga 20 policë vetëm se shau presidentin e Tiranës etj.

Shpesh është ngritur si problematikë nga tifozeritë, por asnjëherë nuk është marrë asnjë aksion konkret.

Policia vazhdon të mos ketë kompetenca apo protokoll të caktuar mbi sjelljen e tyre në stadium dhe në këtë mënyrë hapësira e abuzimit, tejkalimit të kompetencave dhe e shkaktimit të situatave të dhunshme është e madhe.

Kontrollet në hyrje dhe trajtimi janë ç’njerëzore dhe komunikimi i policisë vjen vetëm nëpërmjet shkopit të gomës dhe prangave siç shprehen tifozët.

Një rast absurd ka ndodhur sot në Kuçovë në ndeshjen Naftëtari-Shkumbini.

Një qytetar tifoz ka shkruar për JOQ.al:

Jemi në stadiumin “Bashkim Sulejmani” për ndeshjen Naftëtari-Shkumbini, po mbështesim ekipin tonë me thirrje në kor dhe këtu po na bën shefi i policisë presion që t’mos bërtasim. Do u vij në shtëpi thotë dhe do na çojnë në komisariat për të na rrahur. Nuk e kuptoj, në çdo stadium të botës këndohet për të mbështetur ekipin e zemrës, çfarë po bëhet me këtë palo shtet që ka kthyer regjimin?!

Ky që po filmon na u afrua u prezantua si shefi i policisë dhe tha që të mos bërtisnim, sepse po na filmon që t’na identifikojë për të na çuar në komisariat.

As nuk hodhëm gjëra në fushë as asgjë që të na trajtojnë si kriminelë, jemi thjesht tifozë.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top