Connect with us

Sherri i djeshëm/ Noka-Felajt: Ta tregoj unë fundin ty oj goc. Gjebrea: S’flet dot ashtu me mua

Video

Sherri i djeshëm/ Noka-Felajt: Ta tregoj unë fundin ty oj goc. Gjebrea: S’flet dot ashtu me mua

Sherri i djeshëm/ Noka-Felajt: Ta tregoj unë fundin ty oj goc. Gjebrea: S’flet dot ashtu me muaD. Cani

Lajme

Elona Gjebrea, ish-zëvendësministrja e Brendshme, është vënë dje në epiqendër të sulmeve të opozitës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku u miratua buxheti nen për nen dhe në tërësi për vitin 2018.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka ironizuar dje me buxhetin e qeverisë Rama, duke e quajtur atë si buxhetin e Habilajve, që i ka shndërruar Policinë e Shtetit dhe titullarët e saj në transportues droge. Noka ka ironizuar me deputeten e PS-së, e cila ishte e pranishme në mbledhje, duke e pyetur për akuzat e implikimit me drogën.

Menjëherë pas kësaj Gjebrea pati dhe një përplasje me një gazetare, të cilës i tha se ajo nuk është prokurore që t'i japë përgjigje.

Panorama sjell të zbardhur debatin e ditës së djeshme.

DEBATI NË KOMISIONIN E SIGURISË

Ermonela Felaj: Kush është kundër nenit 1 të buxhetit? Ju jeni kundër?

Flamur Noka: Ta themi në fund pse jemi kundër.

Ermonela Felaj: Jeni që të mos kemi lekë këtë vit. Mirë…

Flamur Noka: Ky është buxheti i krimit…

Ermonela Felaj: Kush është kundër? Vetëm një votë…

Flamur Noka: Kur ngre unë dorën, është në emër të opozitës. Të gjithë jemi kundër.

Pjerin Ndreu: Është përfaqësuesi i opozitës.

Flamur Noka: Mësojeni ju të rinjtë, votimi i buxhetit është vendim politik.

Vullnet Sinaj: Tek Ekonomia votuan ndryshe.

Flamur Noka: Është vendim politik. Do ta mësosh pas kësaj. Nuk votojmë buxhet krimi ne.

Ermonela Felaj: Miratohet në tërësi buxheti.

Flamur Noka: Opozita është kundër këtij projektbuxheti që ju po kaloni. Loja me shifrat është e vjetër, thuajse 5-vjeçare e Rilindjes dhe Edi Ramës. Ajo që është e vërtetë në këtë buxhet, është që buxheti për Ministrinë e Brendshme është një buxhet për drogën, është buxhet për krimin, buxhet i Habilajve, Balilajve, është buxheti i Arjan Çelës, buxheti i grupit të strukturuar kriminal, që është kupolë në Policinë e Shtetit. Është buxheti që tregon shkatërrimin e institucionit kryesor ose agjencisë ligjzbatuese të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit, pas hapjes së defterëve nga partnerët ndërkombëtarë, rezulton se është një organizatë me kupolë kriminale. Deri dje, kur ne kemi vënë gishtin në këtë plagë rrëqethëse, ju kolegë të maxhorancës dhe Rilindja në tërësi na ka akuzuar se po shpifim. Sot gjërat kanë dalë në shesh, janë me emra dhe mbiemra, Policia e Shtetit e kapur nga krimi. Policia e Shtetit e shndërruar në një institucion që transporton drogën e Habilajve. Apo jo zonja ish-zëvendësministre?

Elona Gjebrea: Çfarë do të thuash me këtë që the këtu?

Flamur Noka: Për ty se ti e di mirë…

Elona Gjebrea: Nuk flet dot ashtu me mua. Nuk më intimidon dot mua…

Ermonela Felaj: Zoti Noka, nuk keni asnjë të drejtë të provokoni kolegët.

Elona Gjebrea: Nuk më intimidon fare, po fare… Absolutisht…

Ervin Salianji: Zonja kryetare, po fol pastaj… mos ndërhy.

Ermonela Felaj: Ju nuk mund të fyeni dhe të intimidoni kolegët.

Ermonela Felaj: Jo nuk ka mundësi të fyeni, jemi të gjithë të barabartë në Komision..

Ervin Salianji: Nuk fyeu njeri, i bëri një pyetje..

Flamur Noka: Mos u mërzit, koha është e jona. S’na e merrni kohën dot. Nuk ofendova njeri, po flas hapur për qytetarët. Unë e kuptoj se jeni të axhituar se po ju vjen fundi politik, por nuk është faji as i yni dhe as i qytetarëve, por i rilindjes që ju katandisi në këtë pikë.

Ermonela Felaj: Fatin e maxhorancës nuk e vendosni ju, por e ka vendosur populli me votë. Mos i hyni kësaj çështjeje. Do ndërhyj, sa herë që ju do t’i trajtoni deputetët e Komisionit sikur ju na ratë nga qielli, dhe nuk ishit këtu, sikur nuk ju ka parë njeri se ç’keni bërë përpara. S’mund të dalim këtu dhe të shajmë deputetët më radhë.

Flamur Noka: Oj gocë nuk shava asnjeri. Se ta tregoj unë fundin ty. Krimi juve ju ka kalbur, ju ka zënë për poshtë dhe ju drejton. Por shqiptarët nuk do të pranojnë. Ju do të rrëzoheni para se të vijë buxheti tjetër.

(Mbyllet mbledhja e Komisionit, Elona Gjebrea del nga salla dhe pyetet nga gazetarët)

Gazetarja: A keni udhëtuar ju bashke me ministrin e Brendshëm nga Greqia në Shqipëri? Kështu pretendon Prokuroria.

Elona Gjebrea: A ka mundësi? Mirë, një minutë. Në radhë të parë, përdorni etikën dhe mos vazhdoni lojën e kazanit. Të manipuloni dhe të përdorni shpifje.

Gazetarja: Keni udhëtuar me këtë automjet, po apo jo?

Elona Gjebrea: Ti moj vajzë nuk je prokurore të më pyesësh mua kështu.

Gazetarja: Unë jam gazetare.

Elona Gjebrea: Unë do shkoj në Prokurori dhe do përgjigjem për çdo gjë. Jam fare e qetë.

Gazetarja: Keni qenë në Prokurori?

Elona Gjebrea: Jo, nuk kam qenë në Prokurori dhe jam e gatshme të shkoj. Nuk më ka thirrur njëri akoma.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top