Connect with us

Erion Veliaj e arriti qëllimin: ndërtoi parkingun, por jo bulevardin

Video

Erion Veliaj e arriti qëllimin: ndërtoi parkingun, por jo bulevardin

Erion Veliaj e arriti qëllimin: ndërtoi parkingun, por jo bulevardinL. Çela

Vec-e-jona

er1

Para zgjedhjeve të fundit qendrore, Edi Rama dhe Erion Veliaj i bënë një reklamim të paparë bulevardit të ri te zona e ish-Trenit.

Atje u bë një katrahurë e madhe me banorët kryeqytetas, të cilëve iu mor toka me çmime qesharake. Disa, madje, u kërcënuan keqas nga disa nga "tipat e fortë" që Bashkia Tiranë i mban për raste të tilla.

Këto rastet po shtohen ca si shumë, meqë ra fjala!

Projekti i bulevardit ishte nisur më parë nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili u pengua deri në fund të mandatit të tij nga Kryeministri. Normalisht, sepse në Shqipëri punët ose duhet t'i bëjë "i zoti i vendit", ose vihen zinxhirët.

Fjala "punë" ndoshta nuk ishte e duhura, sepse bulevardi është thjesht një mënyrë tjetër për të grabitur shqiptarët.

Veliaj e shiti si diçka krejtësisht të tijën, sikur në orën dy të natës i kishte ardhur një mendim dhe gjithçka e kishte bërë sipas qejfit.

Prezantimi u bë në kohë rekord në TV, kur nuk ishte kryer as gjysma e punës. Sot e kësaj dite bulevardi është copë-copë. Ata të bashkisë kanë harruar të vazhdojnë punën. Pse jo? Synimu u arrit! Zgjedhjet u fituan.

Veliaj dihet se kishte diçka tjetër në mendje. Ai mjaftohet me parkingun e ndërtuar aty. Gjërat e tjera… varja! / JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top