Video
“Ik o k*r, mos fol”, lojtari i Kukësit shpjegon episodin e çuditshëm me gjyqtarin
"Ik o k*r, mos fol", lojtari i Kukësit shpjegon episodin e çuditshëm me gjyqtarinL. Çela
Sport
Albi Alla sot ka kaluar një makth të vërtetë në ndeshjen kundër Laçit.
Mbrojtësi i Kukësit u godit me gurë nga disa tifozë kurbinas dhe u ndëshkua me karton të verdhë në një episod të çuditshëm, siç e ka shpjeguar dhe vetë.
Ja deklarata e tij pas takimit:
Ishte një situatë skandaloze. Në fund të ndeshjes, shkuam të përshëndesnim tifozët tanë dhe, kur po ktheheshim në dhomat e zhveshjes, nisi breshëria e gurëve. Më goditën në kokë. Në Laç përjetuam momente tmerri. Kartoni i verdhë? Topi doli jashtë dhe gjyqtari anësor e preku me këmbë duke ia dhënë shpejt lojtarëve të Laçit. Ethemi, që kisha në krah, i tha se arbitri nuk duhet ta prekte topin. ‘Ik o k*r, mos fol!’, – ia ktheu arbitri. Aty m’u ngritën nervat dhe i fola gjyqtarit për atë gjuhë rrugaçësh që përdori”.
Pas ndeshjes që Kukësi fitoi 1-0 në Laç, u goditën me gurë edhe dy tifozë të Laçit. Kampionët e Shqipërisë do të padisin kurbinasit për këtë ngjarje.
JOQ.al